​Llumnica për punëtorët e rinj në KEK: Dhënia e kartelave të punës u ruajt për fushatë zgjedhore

Aktuale

​Llumnica për punëtorët e rinj në KEK: Dhënia e kartelave të punës u ruajt për fushatë zgjedhore

Më: 11 janar 2025 Në ora: 10:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Përkundër që Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës e ka mirëpritur punësimin e 220 punëtorëve të rinj në KEK, ata hedhin dyshime se punësimet janë bërë në baza nepotiste dhe dhënia e kartelave të punës për punëtorët e ri është përdorur për fushatë zgjedhore.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica për KosovPress, thotë se nuk kanë qenë në kyçur në procesin e përzgjedhjes së këtyre punëtorëve, por shprehet se nepotizëm ka pas dhe vazhdon të ketë në këtë kompani.

Llumnica: Gjithherë ka pas nepotizëm edhe sot vazhdon të ketë

“Nuk jemi të kyçur në konkursin e tanishëm, nuk kemi qenë as si vëzhgues as si Komision, nuk e dimë se si janë pranuar....Si gjithherë sa i përket meritokracisë nuk kemi çka flasim se gjithherë ka pas nepotizëm edhe sot ka nepotizëm nuk mund të themi që nuk ka. Megjithëse nuk jemi të informuar sa duhet pasi që nuk jemi pjesë e komisioneve të konkursit e as në rolin e vëzhguesit neve nuk na është ofruar kjo mundësi me qenë në komision dhe për faktin se nuk ofruar mundësia me qenë në komision pranues mund të ketë edhe keqpërdorime...jam i vetëdijshëm këto ndodhin si në krejt Kosovën, ndodhin edhe në KEK ”, thotë ai.

Sipas tij ekziston mundësia që punësimet e reja në KEK të ndërlidhen me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Llumnica: Dhënie e kartelave e punës e kanë ruajtur për fushatë elektorale

“Kam parë që konkursi janë që nga shtatori i vitit 2024 ky konkurs dhe ndoshta e kanë ruajtur për fushatë elektorale me ua dhënë këto kartelat e punës, por nuk mund të paragjykoj”, shprehet Llumnica.

Kryesindikalisti, Nexhat Llumnica thotë se Korporate Energjetike e Kosovës (KEK) ka nevojë për shtim të numri të punëtorëve.

Duke folur për mungesën e të punësuarve në këtë ndërmarrje publike, Llumnica thekson se edhe me pranimin e 220 punëtorëve të rinj ende janë larg numri të planifikuar të punëtorëve në KEK.

Llumnica: Ka mungesë të madhe të punëtorëve në KEK

Kemi kërkuar një kohë të gjatë që 7-8 vite kemi kërkuar punësime të reja për shkak të mungesës së madhe të numri të punëtorëve për shkak të pensionimeve që po ndodhin çdo vit. Vetëm në vitin 2024 janë pensionuar 210 punëtorë në tri vitet e ardhshme 25, 26, dhe 27do të pensionohen 608. Mungesa është e jashtëzakonshme e punëtorëve për arsye se ne kemi skema organizative ku planifikohen me qenë 5300 punëtorë e sot me këta 220 që ne ende si kemi parë me këta 220 mund të jenë 3650 punëtorë. është një mungesë tejet e madhe ende e madhe e punëtorëve në KEK përkundër kushteve të vështira edhe mungesat me të vërtetë janë të mëdha dhe po vështirësohet puna e punëtorëve që janë dhe po dëmtohet shëndeti.ne kemi 32 raste të vdekjeve vetëm vitin e kaluar që janë si rezultat i sëmundjeve profesionale”, u shpreh ai.

Ditë më parë kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Termocentralin Kosova B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat