Hamza për transportin elektrik: Do t’i heqim tarifat doganore dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes

Aktuale

Hamza për transportin elektrik: Do t’i heqim tarifat doganore dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes

Më: 11 janar 2025 Në ora: 11:01
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se do të hiqen tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do të subvencionohen stacionet private të mbushjes.

Hamza gjithashtu paralajmëroi krijimin e vendeve të veçanta për parkimin e makinave elektrike në qytete dhe zëvendësimin gradual të flotës zyrtare me makina elektrike, duke kontribuar në një mjedis më të pastër.

“Çdo makinë elektrike në rrugët e Kosovës është një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të mirë.

Ne do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë. Në qytete do të krijojmë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike. E ardhmja e transportit është elektrike dhe gradualisht do ta bëjmë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike”, ka thënë Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat