Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas asaj që u raportua se partia e Kurtit ka bojkotuar disa medie të caktuara.
Gjinovci thotë se as opozita nuk vinte në emisione të caktuara, edhe për këtë duhet të ketë reagime.
Por, i thotë se gabimin e kanë dy palët, sidomos Kurti “që kish me i sosë rivalët e vet në debate siç i sosë qe 4 vjet në Parlament”.
Postimi i plotë:
Ka reagime që partia e Kryeministrit ka vendosë mos me shku në medie të caktume. Pse s'ka reagime që opozita s'vike po ashtu në emisione e televizione të caktume? Gabim e kanë të dy palët, sidomos Kryeministri që kish me i sosë rivalët e vet në debate siç i sosë qe 4 vjet në Parlament. Ama kur opozita ankohet pse Kryeministri nuk shkon nëpër emisione e televizione të caktume, mendoj se është nji hipokrite e madhe. As në të kalumën as tash opozita nuk shkon aty ku sfidohet, edhe pse e ka shumë ma lehtë se Kryeministri i cili duhet me u përgjigjë për qeverisjen e këta veç për opozitarizmin (e munguar) qe 4 vjet.