PDK nis fushatën zgjedhore: Puna është pjesë e ADN-së sonë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një postim të tij në facebook pas hapjes së fushatës zgjedhore, shkruan se filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi.
Ai shkruan se ‘Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë’.
Postimi i plotë:
Sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Kosova mundet ma mirë. Dhe, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë ma të mirë.
Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë!
Zgjidhni të ardhmen më 9 shkurt! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë!
#MaMirë #PDK131