Hapja e fushatës së LDK-së, Abdixhiku vjen më një kërkimfalje për mbështetësit që mbetën jashtë sallës

Aktuale

Hapja e fushatës së LDK-së, Abdixhiku vjen më një kërkimfalje për mbështetësit që mbetën jashtë sallës

Nga: A.M. Më: 11 janar 2025 Në ora: 19:30
Pamje nga tubimi i LDK-së

Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai në një postim në Facebook publikoi fotografi nga tubimi, derisa u kërkoi falje të gjithë mbështetësve e qytetarëve të cilët mbetën jashtë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!

Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë!

Fushatë të mbarë!

124 është numri ynë!

Republika jonë është vetë ëndrra jonë!

Ndryshimi sot, është misioni jonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat