Beqa i bën thirrje mërgimtarëve ta votojnë Bedri Hamzën: Me përkushtimin e tij mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë

Aktuale

Beqa i bën thirrje mërgimtarëve ta votojnë Bedri Hamzën: Me përkushtimin e tij mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë

Më: 11 janar 2025 Në ora: 21:13
Hajdar Beqa

Kandidati për deputete nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka ftuar mërgimtarët që të votojnë kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij ka shkruar se “me përvojën dhe dhe përkushtimin e Hamzës, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mire”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Procesi i votimit ka nisur, prandaj ju ftoj me respekt të votoni në këto zgjedhje, ku vendoset e ardhmja e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të zhvilluar. Me përvojën dhe përkushtimin e tij, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat