Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas zyrtarizimit të hapjes së fushatës zgjedhore.
Ai kërkoi nga qytetarët që të mendojnë para se të votojnë, e në këtë pikë përmendi disa çështje, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Fushata zgjedhore zyrtarisht sot filloi.
Kushdo që mendon se ka parti më të mirë për Kosovën se Lëvizja VETËVENDOSJE! le t’i voton partitë tjera.
Kushdo që mendon se dikush mund të jetë kryeministër më i mirë se Albin Kurti le t’i voton ata.
Kushdo që mendon që veriu i Kosovës nuk është 100 herë më mirë se që ka qenë me këta që para Albinit kanë qeverisur për 21 vite le t’i voton ata.
Para se me votu mendoni pak kush e votoj Gjykatën Speciale!
Mendoni pak kush ia shante nanën ‘kollon ëm kollon’ Jakup Krasniqit e tash ia marrin djalin në parti Bacës Jakup, të cilin me vota të tyre e dërguan në burg në Hagë, siç e dërguan Hashimin, Kadrin, Rexhën, Pjeterin, Nasimin e plotë të tjerë!
Mendoni pak kush e rrudhi Kosovën e ia fali Malit të Zi mbi 8250 hektarë toke, Kosovë.
Para se me votu nëse nuk mund të shkoni në veri pak mendoni se këta para Albinit gati e bënin Serbi!
Ju vetëm votoni, po para se me votu pakëz menodoni për të mirën e Kosovës!