Faton Bislimi i cili shprehu dëshirën për të kandiduar për deputet të LDK-së, për çudi nuk iu pranu kandidatura.
Kurse, atë një ditë më parë e falënderoi presidenti amerikan, Joe Biden.
Analisti Binak Maxharraj, ka vlerësuar lartë figurën e Bislimit, për të cilin thotë se u injorua nga klani i Isa Mustafës, por Bislimi ëstë një aktivist që vepron nga Amerika për forcimin e marrëdhënive Kosovë-SHBA.
Shkrimi i plotë:
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021 aktivisti i LDK Faton Bislimi u injorua nga partia që i përkiste, LDK. Aty ishte një aktivist i devotshëm dhe i respektuar. Ai është i njohur si aktivist që aktivitietin e tij politik e shtrin brenda Kosovës por në veçanti edhe jashtë Kosovës, ai vepron si aktivist i LDK nga Amerika dhe kërkoi nga partia e tij LDK që të konkuroi për deputet të LDK.
Çuditërisht u injoru nga Klani i Isa Mustafës dhe pasardhësit të tij Lumir Abdixhiku. Bile as që donin të dëgjonin që Bislimit t’ia jepnin shansin për të kandiduar për deputet. Faton Bislimi është aktivisti më i njohur që vepron nga disapora, njihet me lidhjet e tij me liderët e lartë të Amerikës deri te Joe Biden i cili edhe u pranua këto ditë si mysafir si aktivist i respektuar për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Amerikë.
Për këtë aktivitet të tij për forcimin e lidhjeve midis Amerikës dhe Evropes këto presidenti aktual Joe Biden e falënderon përzemërshisht për punën dhe aktivtetin e tij në përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Amerikë. Në letrën që ia dërgoi personalisht Joe Biden, Bislimit thuhet:
“Mbetëm optimist sepse njerëz si ju luftojnë për atë të ardhme çdo ditë, të nxitur nga flaka e lirisë që ndezë shpirtrat e njerëzve të lirë kudo”
A ka ndonjë lavdatë, ndonjë falënderim kaq të qartësuar se kur dikënd e lavdëron, e lartëson punën e Faton Bislimit siç veproi presidenti i Amerikës, Joe Biden.
Kurse bubrreat e LDK as që e bënin hesap Faton Bislimin bile për t’i dhënë propozimin për të kandiduar për deputet i cili katërcipërisht u injorua nga Klani i Isa Mustafës. Dhe. ja kjo është ajo “Rruga e Re” e Lumir Abdigjikut i cili merret me injorimin e kuadrove të spikatuar i cili me punën e tij e ka çelë rrugën e takimit me shumë lider të lartë deri te Presidenti i SHBA, Biden.