Shkaku i kushteve atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë

Aktuale

Shkaku i kushteve atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë

Më: 12 janar 2025 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar se e ka shtyrë për një ditë prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

“Për shkak të kushteve të vështira atmosferike në rrugën për Brezovicë, shtyhet për një ditë tjetër aktiviteti i sotëm në orën 10:00, për prezantimin e programit tonë për Qendrën e Skijimit në Brezovicë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Derisa aktivitetet e tjera vazhdojnë sipas agjendes së paraparë:

16:00 Tubim elektoral në Kaçanik.

Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”;

18:00 Tubim elektoral në Hani Elezit.

Vendi: Qendra e Kulturës “Imri Curri”;

19:00, Takim me qytetarë Gadime.

Vendi: Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, në Gadime;

20:15, Takim me qytetarë në Obiliq.

Vendi: Shkolla fillore “Pandeli Sotiri” (Rruga Obiliq – Milloshevë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat