Hapja e fushatës zgjedhore/ Tali: Cila parti do të premtojë rregullimin e telave të rrymës?

Aktuale

Hapja e fushatës zgjedhore/ Tali: Cila parti do të premtojë rregullimin e telave të rrymës?

Nga: A.SH Më: 12 janar 2025 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Partitë politike kanë hapur fushatën zgjedhore.

Analisti Driton Tali ka pyetur se cila nga partitë do të premtojë rregullimin e telave të rrymës nëpër bandera apo kush do të hapë toalete publike dinjitoze?

Ai thotë se me premtimin se Kosovën do ta bëjmë si Amerikën jemi mësuar tashmë.

Postimi i plotë:

A e ka ndërmend ndonjë parti me premtu se do t'i rregullojë telat e rrymës nëpër bandera?

Se për rrymë 24/7 e di që osht "mision i pa mundur" por bare telat nëpër bandera m'i rregullu.

Dhe që të hapin toalete publike dinjitoze?

Apo do të vazhdojnë me qesifar premtimesh ku "Kosovën do ta bojnë Amerikë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat