Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij.
Hamza u ka kërkuar mbështetësve që ta ndajnë vizionin e tij me të tjerët, me familjarët, me shoqërinë, fqinjët dhe kolegët e punës.
Ai u ka kërkuar qytetarëve pjesëmarrje aktive në fushatë, që së bashku të punojnë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes.
“Ndajeni vizionin tonë edhe me të tjerët. Ndajeni me familjarët, me shoqërinë, fqinjët dhe kolegët tuaj të punës. Nuk po e kërkoj vetëm votën tuaj, por edhe pjesëmarrjen tuaj aktive.
Le të punojmë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes.
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.