Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në fushën e astronomisë me hapjen e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar në Rashincën e Shtimes.
Kryeministri Albin Kurti, së fundmi ka realizuar një vizitë ku ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e shkencës dhe edukatës në Kosovë.
Ai ka deklaruar se “Rashinca e Shtimes e ka vendosur vendin tonë në hartën ndërkombëtare të astronomisë”, duke i dhënë mundësinë qytetarëve dhe shkencëtarëve të rinj të eksplorojnë universin me mjete të avancuara.
Observatori është i pajisur me teleskopin më të madh solar në Evropën Lindore, të siguruar nga kompania SkyëatcherUSA, i cili ofron mundësinë për të vëzhguar diellin dhe fenomenet kozmike me detaje të jashtëzakonshme.
“Ky projekt është hapësirë e frymëzim për shkencëtarët e rinj dhe vrojtuesit e apasionuar të universit të pafund”, ka shtuar Kurti.
Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët, veçanërisht prindërit, që ta vizitojnë këtë objekt unik dhe të shijojnë përvojën e të mësuarit për astronominë.
“Për një përvojë të veçantë e të paharruar ju ftoj ta vizitoni të gjithë, sidomos bashkë me fëmijët tuaj”, ka thënë Kurti.
Ky projekt, i mbështetur nga Komuna e Shtimes, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe donatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vlerë totale prej 310 mijë euro dhe është i pari dhe i vetmi i tillë në vend.