Statuja e vogëlushit të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, Leotrim Ahmetit, në këtë sezonë dimri po qëndron si dëshmi e dhimbjes dhe krenarisë së një populli që kurrë nuk harron.
Fotografi, Sefer Aliqkaj, ka kapur një moment interesant të kësaj shtatoreje, ku bora duket sikur ka përqafuar Leotrimin.
Leotrimi i kujton popullit sakrificat dhe pafajësinë e tij.
“Petku i bardhë i borës, si një mbulesë e heshtur, mbulon me dhembshuri Leotrim Ahmetin, duke na kujtuar pafajësinë dhe sakrificën e tij. Në këtë qetësi dimërore, ai qëndron si një dëshmi e dhimbjes dhe krenarisë së një populli që kurrë nuk harron”, ka shkruar ndër të tjera Aliqkaj në Insagram.