Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj ka akuzuar Albin Kurti se e ka sjell Kosovën në gjendje të keqe.
Ai në hapje të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese ka kërkuar që më 9 shkurt qytetarët të votojnë njerëzit që i dalin zot vendit.
“Kur vjen koha e mirë krijohen e dalin edhe njerëz të ligj. Albin Kurti është njeri i lig.
Klika e tij janë njerëz të ligj e kur vijnë njerëz të ligj sikur Albin Kurti vijmë në kohën e keqe prapë. Për këtë arsye nevojiten njerëz të zot”, ka thënë Haradinaj.