Për Mitrovicën, Kurti nga fushata madhështore ka disa fjalë: Mitrovicë, dy zemra t’i kisha pasë, dyjat t’i kisha falë

Aktuale

Për Mitrovicën, Kurti nga fushata madhështore ka disa fjalë: Mitrovicë, dy zemra t’i kisha pasë, dyjat t’i kisha falë

Më: 12 janar 2025 Në ora: 18:42 Përditësuar në ora: 21:34 më 12.01.2025
Tubimi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

“Mitrovicë, dy zemra t'i kisha pasë, dyjat t'i kisha falë”

Nga: H.O.

Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në Facebook ka shpërndarë momente nga fushata e Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Ai shkruan se Mitrovica e Isa Boletinit e Hasan Prishtinës, është Mitrovica e Republikës.

“Mitrovicë, dy zemra t'i kisha pasë, dyjat t'i kisha falë”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Mitrovica e Isë Boletinit e Hasan Prishtinës, e Trepçës, e Ibrit dhe Sitnicës, është MitroVVica jonë, Mitrovica e Republikës, e 500 mijë zemrave që pulsojnë 118.

Falemnderit për mbështetjen, falemnderit për qëndresën.

Mitrovicë, dy zemra t'i kisha pasë, dyjat t'i kisha falë.

Haxhiu thumbon opozitën: Po i frikësohen konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në tubimin elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka thumnbuar partitë opozitare.

Ajo ka thënë se qeveria duhet të vazhdojë me punë të mira.

“Me këtë qeveri le të vazhdojmë betejën për të bërë shumë punë të mira, për luftimin të korrupsionit, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme që po ju frikësohet shumë opozita dhe shumë oligark”, tha ajo.

Haxhiu tutje sulmoi prokurorët dhe gjyqtarët, duke thënë se nevojitën prokurorë e gjyqtarë të guximshëm e jo të tillë që ia kanë hequr fletëarrestin kryeterroristit Milan Radojiçiq.

Kurti në Mitrovicë: Zemra jonë rrah fort dhe pulsin e kemi 118

Pretendenti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili synon ta ketë edhe një mandat timonin qeverisës, ka bërë një fjalim kësaj radhe në tubimin elektoral në Mitrovicë.

Albin Kurti vazhdoi të krenohej me siç tha të arriturat e qeverisjes së tij të deritashme, ndërsa përmendi se në Mitrovicë nuk do të ketë më barrikada, por dhe mburrej me ndërtimin e dy çerdheve, transmeton klankosova.tv.

”Nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më, sundim të bandave kriminale. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë qarkullim të targave ilegale. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë ngritje të barrikadave. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë prodhim të kriptovalutave”.

”Fuqia e ligjit të drejtë në Republikën e Kosovës ngadhënjen kudo, në çdo cep të Mitrovicës dhe të Republikës së Kosovës. Ne kemi shtuar gati dyfish vende pune sesa këta tjerët para nesh për tetë vite. Për rritje ekonomike jemi tre herë më të shpejt se ata, e për rritje të punësimit gati katër herë më të shpejt se ata. Ne punojmë ma shumë sepse ne punojmë shumë. Ne ecim ma shpejt sepse ne ecim shpejt”.

”Ne jemi në lëvizje, andaj zemra jonë rreh fort dhe pulsin në këtë fushatë e kemi 118”, u shpreh Kurti.

”500 mijë zemra te ky numri 118 janë zgjidhja e vërtetë, janë fitorja cep më cep. Pra, qeveria jonë edhe din, edhe do edhe guxon. Na e bëjmë të mundur atë që e kërkojmë, atë që mendojmë se është e drejtë dhe që na duhet. Në Mitrovicë dy çerdhe të reja. Kemi bërë investime thelbësore. Kemi rehabilituar Qendrën e Kulturës”.

Kurti në Mitrovicë: Bandat kriminale nuk do të sundojnë më

Kryeministri Albin Kurti në tubimin elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka thënë se bandat kriminale nuk do të sundojnë më.

“Nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më sundim të bandave kriminale, nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më qarkullim të targave ilegale, nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më ngritje të barrikadave, nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë më prodhim të kriptovalutave, Fuqia e ligjit të drejtë në Republikën e Kosovës ngadhënjen gjithmmonë, cep më cep të Mitrovicës e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Kryeministri foli edhe për arritjet, dhe thumboi ish-qeveritë e kaluara.

Ai tutje tha se për rritje ekonomike janë tre herë më të shpejtë se ish-qeveritë e kaluara, dhe katër herë më të shpejtë për punësim.

Kurti në Mitrovicë: Për katër vjet ne shtuam dyfish vende pune, sesa ata para nesh për 8 vjet

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, gjatë tubimit elektoral në Mitrovicë ka theksuar sukseset e qeverisjes së tij gjatë katër viteve të fundit.

Ai ka deklaruar se janë asfaltuar 65 kilometra rrugë në veri dhe 100 km tjera janë në proces.

Kurti ka shtuar se vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 300 biznese të reja dhe qindra qytetarë janë punësuar.

“Gjatë këtyre më së paku 4 vite, 65 km rrugë të asfaltuara janë shtruar në veri edhe 100km tjera rrugë shtesë janë në proces e sipër. Në veri të Ibrit janë regjistruar vetëm në vitin që lamë pas 300 biznese ë tjera dhe qindra qytetarë janë punësuar. Kush integrohet përfiton, kush e respekton ligjin e mbështet Qeveria. Për këto 4 vite Qeverisë tonë e tuajën ne i kemi shtuar gati dyfishë vende punë sesa këta të tjerët para nesh për 8 vite. Për çdo vit të qeverisjes sonë ia kemi shtuar ekonomisë nga një miliardë euro, e atyre para neve iu nevojiteshin tre vjet për një milion”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se, për sa i përket angazhimit dhe shpejtësisë së zhvillimit, qeveria e tij është më efikase.

“Prandaj për rritje ekonomike jemi tre herë më të shpejtë së ata e për rritje të punësimit gati katër herë më shpejt se ata. Ne punojmë më shumë, sepse ne punojmë shumë. Ne ecim më shpejt sepse ne ecim shpejt, ne jemi në lëvizje andaj zemra jonë rreh fort dhe pulsin në këtë fushatë e kemi 118. 500 mijë zemra te ky numri 118 janë zgjidhja e vërtetë janë fitorja cep më cep”, ka deklaruar Kurti në tubimin elektoral në Mitrovicë.

-----------------

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në tubimin elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, tha se ky vend është shembulli më i mirë se e drejta fiton.

Ai shtoi se Mitrovica është po ashtu vendi që do të dëshmojë që katër vjetët e ardhshme do të jenë edhe më të mira.

“Në takimet tona u bashkuam me vullnetin e çeliktë, që nuk do të lejojmë një Mitrovicë, nuk do të lejojmë një veri të njëjtë si më herët, për 20 vjet më radhë.

Ishte përkrahja juaj e parezervë, ajo që na mundësoi të sjellim ndryshim, ndryshim të cilin shumë pak vetë e besuan. Por ne e besuam, punuam dhe e fituam”, tha Sveçla.

“Këtu është shembulli më i mirë sesi e drejta fiton.

Këtu do të jetë vendi që të tjerëve do t’iu dëshmojmë se katër vjetët e ardhshme, do të jenë vite edhe më të mira, puna jonë do të jetë edhe më e madhe, e drejtësia gjithandej më në fund do të triumfojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat