Pas pushimit, të hënën rifillon procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Aktuale

Pas pushimit, të hënën rifillon procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Më: 12 janar 2025 Në ora: 22:08
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi/ Ilustrim

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin nesër para trupit gjykues.

Gjykata Speciale rifillon punën pas pushimit dimëror, duke thirrur nesër në seancë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Procesi i rregullt do të mbahet nga e hëna në të enjten, me fillim nga ora 09:00.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të pranojnë me shkrim dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Gjatë vitit 2024 në këtë rast janë mbajtur gjithsej 107 seanca, kurse në total janë kaluar 182 ditë në sallën e gjyqit që nga fillimi i gjykimit.

Kanë dëshmuar gjithsej 110 dëshmitarë të ZPS-së.

Gjatë vitit 2023 dëshmuan 39 prej tyre dhe dëshmitari i 39-të e përfundoi dëshminë në janar të 2024-ës.

Gjatë 2024-ës kanë dëshmuar edhe 71 dëshmitarë të tjerë.

Aktualisht numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë proces është 154.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat