Që më shumë se 2 vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore nuk mund të bëhen analizat toksikologjike.
Pasi që nga rasti i zhdukjes së provave të rastit Astrit Deharit, laboratori në të cilën kryhen këto analiza është jashtë funksionit.
E dëmet më të mëdha u shkaktuan pas djegëses së një pjesë të IML-së nëntor të vitit 2023.
“Me 8 dhjetor të vitit 2022 është vërejtur mungesa e mostrave të Astrit Deharit dhe me sa e di unë që nga ajo datë laboratori toksikologjik është jashtë funksioni, pas këtij rasti ka ndodhur një zjarr në IML i cili e ka stopuar komplet funksionimin e laboratorit toksikologjik të Mjekësisë ligjore”, ka thënë Gzim Plakolli, kandidat i LDK-së për deputet në Tëvë1.
Në këtë laborator kryesisht bëhen analiza të cilat kanë të bëjnë me prova gjyqësore.
“Duke marrë parasysh që mjekësia ligjore është hallka e parë e një sistemi të drejtësisë gjithësisë analizat toksikologjike përbëjnë pjesën më të rëndësishëm të një rasti prandaj asnjë rast nuk mund të thuhet që është i përfunduar nëse nuk përformohen anailizat toksiolohgjike dhe ato hispotologjike”, ka thënë ai.
Andaj, mos-funksionalizmi këtij laboratori po shkakton vonesa në proceset gjyqësore.
“Ne mund të konsiderojmë që vonesat e trajtimit të lëndëve respektivisht nxjerrjes se secilës provë në rastin konkret ekspertizat nga IML për shkak të ngarkesave në punë, paraqet vonesa në raste në gjykimin efikas dhe në kohë të duhur të rasteve. Poashtu në praktikë është është paraqitur një problematik e dytë e cila nuk e ka një institucion në rast të kontestimit të një ekspertize të tillë se ku të nxjerrët një super ekspertizë e re”, ka thënë Florim Shefqeti- avokat.
Tëvë 1, ka provuar të marrë një qëndrim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe nga Ministria e Drejtësisë, por asnjëri institucion nuk ka kthyer përgjigje.