Avokati Tomë Gashi ka kritikuar programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se ai është një “kopje” e asaj që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka tentuar të realizojë gjatë katër viteve të qeverisjes
Në emisionin “Debat Plus,” Gashi ka theksuar se dështimi i realizimit të disa ligjeve të nevojshme ishte për shkak të dërgimit të tyre në Kushtetuese nga LDK-ja dhe partitë e tjera.
Megjithatë, ai e pranoi se programi i LDK-së ka elemente të rëndësishme për drejtësinë dhe është një hap përpara në përpjekjet për reformim.
Sipas Gashit, askush që ka njohuri të mjaftueshme për drejtësinë nuk do të kundërshtojë idetë që janë përfshirë në programin e LDK-së.
“Programi i LDK-së, mua m duket se është kopje apo 10 për qind është kopje e asaj që LVV-ja ka tentuar për ta bërë në këto katër vitet e qeverisjes. Nuk ka arritur ta bëj pak me fajin e LDK-së dhe partive të tjera për shkak se gjitha këto ligje që kanë qenë shumë të mira dhe të nevojshme, edhe pse kanë pasur të drejtë i kanë dërguar në Kushtetuese. Këta mirë që e kanë shkruar në program, se nuk besoj që njeri që ka pak njohuri për drejtësinë nuk i kundërshton këto që janë në planprogramin e LDK-së”, ka deklaruar Gashi.