Dita e tretë e fushatës i gjen partitë në Pejë, Krushë, Viti dhe Gjakovë

Aktuale

Dita e tretë e fushatës i gjen partitë në Pejë, Krushë, Viti dhe Gjakovë

Më: 13 janar 2025 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Partitë politike në Kosovë sot kanë hyrë në ditën e tretë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar të mbajë një tubim në Palestrën “Karagaç” në Pejë, duke filluar nga ora 18:00.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë do të mbajë konferencë për media nga ora 13:00 në selinë e saj, kurse kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, nga ora 14:00 do të vizitojë kooperativën “Krusha” në Krushë.

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku në ditën e tretë të fushatës do ta vizitojë Vitinë. Në orën 15:00, atje, ai do të zhvillojë takim me stafin shëndetësorë në QKMF Viti

16:00, Vizitë dhe takim me stafin e mësimdhënësve në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti.18:00, Tubim elektoral në Kamenicë

Ndërkaq, AAK-ja e ka zgjedhur Gjakovën për fushatë. Kjo parti nga ora 18:00 do të mbajë

tubimzgjedhor në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat