Oficerët e FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

Aktuale

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

Më: 13 janar 2025 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Gjashtë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë, 6 oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukës shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH), në Republikën e Shqipërisë.

Ky kurs përgatit oficerët e shtabit të batalionit, dhënien e njohurive në nivelin e brigadës, ku përgatit oficerët në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin me trupat”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbështesin në vazhdimësi ngritjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat