Kosova drejt anëtarësimit në NATO këtë vit – thotë Zeqaj

Aktuale

Kosova drejt anëtarësimit në NATO këtë vit – thotë Zeqaj

Më: 13 janar 2025 Në ora: 12:15
Gazetari Florent Zeqaj

Gazetari Florent Zeqaj ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është pjesë e një plani të përshpejtuar nga fuqitë e mëdha për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

“Nga fuqitë e mëdha është duke u hartuar një plan për anëtarësimin sa më të shpejtë të bllokut perëndimor, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, sepse situata këtu është më e brishtë sesa rasti i veriut, për shkak të pranisë së Republikës Serbe brenda Bosnjës.

Ky plan synon anëtarësimin e këtij blloku në NATO, me qëllimin që ta vendosë nën ombrellën e sigurisë për shkak të ndikimit rus, tha Zeqaj në emisionin “Ora Shtatë”.

Sipas tij, gjasat janë që në vitin 2025 ky bllok të ketë një orientim të qartë drejt aleancës, duke rritur stabilitetin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat