​KQZ funksionalizon platformën online për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Aktuale

​KQZ funksionalizon platformën online për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Më: 13 janar 2025 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

“Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025. Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Sipas KQZ-së votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia, personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore dhe personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat