Familja e Liridona Ademajt pret që ngrihet aktakuzë për të dyshuarit

Aktuale

Familja e Liridona Ademajt pret që ngrihet aktakuzë për të dyshuarit

Më: 13 janar 2025 Në ora: 15:27
Liridona Ademaj

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thirr konferencë për medie të mërkurën rreth rastit te vrasjes se Liridona Ademaj.

Për Tëvë1 vëllai i Liridones, Leonard Ademaj ka konfirmuar se hetimet për rastin kanë përfunduar dhe se pritet që të ngrihet edhe aktakuza ndaj të dyshuarve në këtë rast ku te pandehur janë, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Leonard Ademaj ka thënë për televizionin se pret një vendin të drejt nga Gjykata pasi qe aktakuza do t’i dorëzohet Gjykatës për procedure te mëtejme.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, për këtë rast do të mbajë konferencë për media më 15 janar duke filluar nga ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat