​IPK-ja heton dy raste në Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqit

Aktuale

​IPK-ja heton dy raste në Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqit

Më: 13 janar 2025 Në ora: 16:15

Inspektorati Policor i Kosovë përmes një hetimi preliminar do të verifikojë rrethanat e arrestimit të dy të dyshuarve nga policia në Mitrovicën e Veriut dhe në Soqanicë të Leposaviqit

Sipas IKP-së, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) do të verifikojnë rrethanat e arrestimit dhe pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut.

Rasti lidhet me një incident që raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit 2025 dhe pretendimet për keqtrajtim gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në një rast tjetër të një arrestimi në Soqanicë të Leposaviqit.

Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me rrethanat e arrestimeve të dy qytetarëve nga policia në këto dy raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat