Më 11 janar ka filluar fushata zgjedhore në Kosovë. Lidhur me fillimin e kësaj fushate ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kjo e fundit e ka mirëpritur fillimin e saj, duke thënë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë themeli i demokracisë, shkruan Bota sot.
Deklarata e plotë e Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara e mirëpret fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë. Ne presim që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të jetojnë në lartësinë e traditave të tyre të forta demokratike.
Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim me padurim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë shtetin e së drejtës dhe proceset demokratike.