Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë 1.2 miliard euro

Aktuale

Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë 1.2 miliard euro

Më: 13 janar 2025 Në ora: 23:45
Hykmete Bajrami

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka prezantuar vizionin e partisë së saj për zhvillimin ekonomik të vendit përmes rritjes së investimeve kapitale.

Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”, Bajrami ka theksuar se LDK-ja synon të investojë 1.2 miliard euro në vit në projekte kapitale.

Duke e çuar shumën totale në 5 miliardë euro gjatë një mandati qeverisës.

“Në kemi planifikuar që investimet kapitale në vit të jenë 1.2 miliard euro. 5 miliardë brenda mandatit qeveritar, dhe konsiderojmë që duhet të rritet efikasiteti në implementimin e investimeve kapitale, e cila besoj që do të jetë një infuzion jashtëzakonisht i mirë për sektorin privat në ekonomi”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat