Kryeministri Albin Kurti e ka krahasuar me “mizë” Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë një fjalimi të hënën në Pejë.
Këtë deklaratë kandidatja e LDK-së për deputete, Besa Gaxheri ka thënë se është një turp i madh që një deklaratë e tillë të dëgjojë nga një kryeministër.
Ajo tha se Kurti nuk i përngjanë një lideri të një shteti demokratike dhe ai tashmë është në panik.
“Ne jemi aq aktive dhe nuk po humbin kohë që t‘i dëgjojmë këto pallavra të Kurtit. Ky nuk është në gjendje të ballafaqohet me argumente për asgjë, të shkojë në studio televizive as ai as një zyrtarë i LVV-së… i kanë mbetur vetëm këto pallavra që janë shumë turp me i dëgju nga një kryeministër aktual…Kjo është mjerim për këtë vend…ky nuk i përngjan një lideri të një shteti demokratik. Kurti mbetet shumë larg brendit tonë dhe ne duhet që të ruhemi dhe të kemi shumë kujdes që të mos lëshohemi në këto çjerre të tij që janë shumë të ulta… Kurti është në panik… ”, ka deklaruar ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ndryshe, Kurti e ka krahasuar me “mizën” Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë një fjalimi të hënën në Pejë.
“Kur na rastit të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LDK që thotë se po i pëlqen populli e ka simpati për ta, kjo mu m’i përngjan asaj mizës që thoshte kudo po shkoj po më presin me duartrokitje. Pra kur ata thojnë që populli është si ajo miza që lavdohet se njerëzit po e presin me duartrokitje. E ju e dini shumë mirë që me ato duar që duartrokasin çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize“.