Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”, ka theksuar rëndësinë e takimit të parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur, i cili do të mbahet gjatë kësaj jave në Bruksel, duke u shprehur se ky takim është një mundësi për të parë nëse vullneti politik ekziston për të zbatuar angazhimet e marra, pasi që deri tani procesi ka hasur në pengesa.
Ai për EO oli për rëndësinë e qasjes në dokumentet e klasifikuara, duke vënë theksin te Beogradi zyrtar.
“Vetë ky takim është një mundësi për të parë se kësaj herë a do të ketë zbatim sepse çështja të pa gjeturve. Disa herë ka pasur përpjeke që të ketë zbatim të temës së të pagjeturve në dialogun e Brukselit që nga viti 2011, por secilën herë pastaj ka ngecur zbatimi i dakordimeve. Tash më ky takimi i radhës do të tregoj nëse ka vullnet apo jo për të zbatuar marrëveshje. E në këtë drejtim çështja më kryesore është që do të dëshmohen shenjat e para se a ka vullnet për të pasur transparencë dhe për të dhënë qasje në informacione për çështjet arkivore dhe për çështjet e të dhënave që janë konsideruar të klasifikuar nga qeveritë. Në këtë rast është më e rëndësishme që të shihet nëse Beogradi zyrtar do të jetë i gatshëm për të dhënë qasje në dokumentet e klasifikuara, ky takim do të tregoj se a ka hyrë procesi në binar të duhur të zbatimit a po do të kemi vazhdimësi të praktikave të njohura. Pastaj, marrëveshjet ato nuk po zbatohen e veçanërisht të ndjeshmet për çështjet e të pagjeturve apo me temat me dokumentet e klasifikuara ku deri tash Serbia nuk ka treguar interesim që t’i jap palës tjetër dhe palës lehtësuese”, ka thënë Kamberi.
Kamberi po ashtu theksoi rëndësinë e këtij procesi për dy aspekte, për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe për të dhënë një impuls politik për zbatimin e marrëveshjeve të ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se zbatimi i kësaj marrëveshjeje mund të shërbejë si një shpresë për të ardhmen dhe si një mundësi për të rikthyer besimin në procesin e dialogut, pasi sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi është në vdekje klinike.
“Unë mendoj që zbatimi i kësaj marrëveshje është i rëndësishme për dy çështje, njëra që është me kryesore është për familjet e të pagjeturve, që është e rëndësishme që fati i të afërmeve të tyre të zbardhet përfundimisht. Pastaj edhe në kuptimin politik është e rëndësishme shumë për të dhënë faktikisht një impuls për zbatimin e ardhshëm të marrëveshjeve të arritura midis Kosovës dhe Serbisë. Një situatë ku kjo marrëveshje do të filloj të zbatohej, atëherë kjo do të ishte shpresë-dhënëse që së shpejti do të kemi zbatimin në njërën anë të marrëveshjeve të pa zbatuara deri tani që janë një sërë, por në anën tjetër do të mundësonte të jepte një kredibilitet të sërishëm dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, i cili aktualisht është në një lloj vdekje klinike”, ka thënë Kamberi.
Të mëkurën në Bruksel mblidhet për herë të parë Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit.