Personi që e kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, po dëshmon sot para Dhomave të Specializuara

Aktuale

Personi që e kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, po dëshmon sot para Dhomave të Specializuara

Më: 14 janar 2025 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, është duke dëshmuar sot para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Por, kush është Sokol Dobruna?

Sokol Dobruna është jurist me profesion, ndërsa gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999 ka shërbyer si kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës, ai kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, ish-ministrin dhe ish- deputetin e AAK-së.

“Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës. Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënua, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e ka liruar, unë jo por ligji”, kishte deklaruar Dobruna në një intervistë dhënë Klan Kosovës vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat