Abdixhiku i kërkoi debat Kurtit, përgjigjen nga Vetëvendosje

Aktuale

Abdixhiku i kërkoi debat Kurtit, përgjigjen nga Vetëvendosje

Nga: A.SH Më: 14 janar 2025 Në ora: 17:34
Albin Kurti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në nisje të fushatës i ka kërkuar debat Albin Kurtit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se përgjigjen e ka bërë të qartë kohë më parë Kurti, duke thënë se “preferon shtëpinë e popullit Kuvendin, e jo studiot televizive të oligarkëve”.

Postimi i plotë:

Më 11 nëntor 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në seancë plenare, Kryeministri Kurti ka prezantuar buxhetin 2025, në vlerë prej 3.6 miliardë euro, e që është 50% më i madh se buxheti 2021 që u trashëgua nga ish qeveria.

Më 2 dhjetor 2024, me kërkesë të opozitës, Kryeministri Kurti ka raportuar në një seancë plenare gjithëditore për qeverisjen e tij gati katërvjeçare.

Në të dy prej këtyre seancave pati debat të gjatë por të dyja herët ka munguar deputeti Abdixhiku. E tash ai ka deklaruar se po don debat televiziv! Qartazi po i mungon popullariteti përveçse besimi e respekti qytetar. Natyrisht, sepse nuk blihet populli me reklama, edhe kur shitesh te oligarkët.

Abdixhiku nuk u distancua nga nënkryetarët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri, që e krahasuan Kryeministrin Kurti dhe policinë e shtetit tonë me Millosheviqin dhe Serbinë.

Kryeministri Kurti pat thënë hapur se preferon shtëpinë e popullit Kuvendin, e jo studiot televizive të oligarkëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat