Me rastin e shënimit të ditës së përkujtimit dhe nderimit të viktimave të masakrës së Reçakut, dita e nesërme (e mërkurë), më 15 janar 2025 shpallet ditë pushimi në Komunën e Shtimes.
“Obligohen institucionet lokale në Komunën e Shtimes për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e kësaj komune.
Në agjendën e publikuar nga Komuna e Shtimes thuhet se ora e parë mësimore kushtuar 15 janarit, Masakrës së Reçakut në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
Në orën 08:30 do të mbahen nga niveli komunal në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, Molloplc dhe Reçak.
Ndërsa, në orën 10:00 do të ketë homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak.
Ndërkaq, Akademia Përkujtimore në orën 11:00, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Po ashtu në këtë ditë, do të mbahet finalja e turnirit memorial “Ditët e Reçakut”, si dhe në orën 17:00, do të mbahet ekspozita tradicionale “Çmimi William Walker”, në Shtëpinë e Kulturës.