Hamza në Han të Elezit: Mbështetje për bizneset dhe projekte për zhvillim

Aktuale

Hamza në Han të Elezit: Mbështetje për bizneset dhe projekte për zhvillim

Më: 14 janar 2025 Në ora: 20:00
Bedri Hamza

Në tubimin elektoral me qytetarët e Hanit të Elezit, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, tha se programi qeverisës i PDK-së ka në thelb mbështetjen e bizneseve dhe të punësuarve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Hamza premtoi realizimin e shumë projekteve infrastrukturore, si në nivel vendi ashtu edhe në komunën e Hanit të Elezit, përfshirë projekte të reja infrastrukturore, shkolla, hekurudha dhe investime të tjera.

"Ne do të krijojmë një ambient miqësor për bizneset, ku njerëzit paguajnë paga dhe tatime dhe nuk do të përbuzën. Nuk ka shtet të zhvilluar ekonomikisht pa përkrahjen e bizneseve. Ne do të punojmë që të rinjtë dhe të rejat të mos e shohin si zgjidhje largimin. Hani i Elezit do t’i ketë dyert e hapura për projekte", tha ai.

Hamza gjithashtu theksoi se të gjitha premtimet janë të menduara mirë dhe të realizueshme gjatë mandatit të tij qeverisës.

Ndërkohë, kryetari i degës së PDK-së në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazhi, tha se ky tubim është një fitorja e PDK-së, me Bedri Hamzën si kryeministër. 

"Ne po kërkojmë një të ardhme më të ndritur, dhe PDK-ja ka një program të tillë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, ndërsa ky angazhim që po bëjmë sot është për të mirën e fëmijëve tanë dhe vetë të ardhmes", tha Ballazhi.

Ai gjithashtu prezantoi kandidatin për deputet nga kjo komunë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kandidatë të tjerë për deputet nga PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat