Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar një takim me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Hargreaves shkruan se ishte kënaqësi diskutimi me Haradinajn për mundësitë për rrugën e vazhdueshme të Kosovës drejt institucioneve Euro-Atlantike.
”Kosova mund të jetë krenare për integritetin e proceseve të saj zgjedhore si një demokraci e re.

Gëzova të diskutoja rëndësinë e ruajtjes së këtij integriteti me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj sot, si dhe mundësitë për rrugën e vazhdueshme të Kosovës drejt institucioneve Euro-Atlantike”.