“Veteranët do punojnë dhe do përfitojnë”

Aktuale

“Veteranët do punojnë dhe do përfitojnë”

Më: 14 janar 2025 Në ora: 22:00
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një interviste në “Debat Plus” ka shpalosur planet e tij për rritjen e pensioneve dhe ndryshimet ligjore që do të përmirësojnë situatën e përfituesve të pensioneve.

Sipas Hamzës, pensionet bazike do të pësojnë një rritje të konsiderueshme.

“Aktualisht me këtë rritjen e fundit, ka qenë 100 është bërë 120 euro. Unë e kam premtuar që pensionet bazike, minimumi nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro. Përveç pensioneve të moshës, që është numri më i madh, do të thotë janë pensionet kontributdhënse. Është caktuar një limit prej 15 vjetëve, asnjëherë nuk e kam pasur të qarte pse 15. Dhe ka njerëz plot në Kosovë që nuk i kanë përfituar këto pensione për shkak se për dy muaj ditë nuk e ka plotësuar apo edhe me pak. Do të bëhet një përshkallëzim sipas viteve të kaluara në punë. Nëse dikush i ka 15 vite e merr 100 për qind pensionin, ai me 14 vite e merr 90 për qind kështu me radhë, të gjithë ata që kanë qenë kontribut dhënës do të përfitojnë”, ka thënë Hamza në Debat Plus.

Hamza gjithashtu u zotua për rritje prej 50% për kategoritë e dala nga lufta, përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët.

Një tjetër çështje e ngritur nga kandidati për kryeministër ishte e drejta e familjarëve të dëshmorëve për të përfituar pensionin e moshës dhe atë për dëshmorë njëkohësisht

“Përveç kësaj ne i kemi edh kategoritë e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve 50 për qind do të përfitojnë prej rritjeve së pensioneve, po flas prej pensionit aktual. Dhe është një pengesë ligjore që mendoj që është e padrejtë dhe që mendoj që do të largohet, që ata që e marrin pensionin e moshës, me zgjedhje mes pensionit të moshës dhe pensionit të dëshmores apo të dëshmorit. Kjo Është e padrejtë, sepse pensioni i moshës i takon atyre prindërve si rezulto i moshës, ndërsa pensioni për dëshmorin i takon sepse kanë dhënë gjënë më të çmbushëm për këtë vend, i kanë dhënë fëmijë te tyre.

Të invalidët e luftës do të ketë 50 për qind rritje. Edhe veteranët do të kenë 50 për din rritje”, ka shtuar Hamza.

Më tej Hamza ka thënë se do të punojë që veteranëve t’iu mundësohet që të punojnë edhe në sektorin privat.

“Te veteranët është edhe një çështje tjetër. Është edhe një pengesë në ligj, që jam i bindur që është e padrejtë dhe kjo do të rregullohet. Që atyre tu njihet e drejta që të punojnë në sektorin privat. Cili është dëmi që një veteran, e merr një kontribut për angazhimin e tij në luftë, të punojë në sektorin privat, i rrit të ardhurat për veti e për familjen dhe paguan tatim në të ardhura dhe normalisht e përmirëson gjendjen ekonomike”, ka shtuar Hamza i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat