Bashkëluftëtarët e Koshares në LDK, Gashi: Po garojmë bashkërisht sikur dikur në beteja!

Aktuale

Bashkëluftëtarët e Koshares në LDK, Gashi: Po garojmë bashkërisht sikur dikur në beteja!

Më: 14 janar 2025 Në ora: 23:10
Xhafer Gashi

Kryetari i Obiliqit dhe njëherësh kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gashi ka theksuar se nevoja për një riorganizim për vendin e ka shtyrë që të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se LDK e ka një lider që ka guxim dhe vizion që ta shtyjë vendin përpara.

“Duke e parë riorganizimin e LDK-së dhe duke e pare një lider që ka guxim dhe vizionar që ta shtyjë vendin përpara dhe duke e pare bashkëpunimin e mëhershëm me bashkëluftarët e kam parë që ka ardhur një moment që ka nevojë për një riorganizim”, ka thënë Gashi.

I pyetur se pse disa nga luftarët e Koshares i janë bashkuar LDK-së, Gashi ka thënë se nevoja për ndryshime i ka shtyrë që të kyçen në garën e zgjedhjeve parlamentare.

Për më tepër, Gashi ka thënë se gara me një listë të përbashkët me bashkëluftarët e Koshares përbën një emocion të veçantë.

“Ne jemi në një listë të përbashkët dhe garojmë bashkërisht sikur dikur nëpër beteja. Normal që është emocionale se ma shumë se kurrë vendi ka nevojë për ndryshim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat