I biri i Sali Çekajt, Hyseni emocionon: Kur u vra baba isha 11 vjeç, u rrita me shokët e tij!

Aktuale

I biri i Sali Çekajt, Hyseni emocionon: Kur u vra baba isha 11 vjeç, u rrita me shokët e tij!

Më: 14 janar 2025 Në ora: 23:11
Hysen Çekaj

Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj ka deklaruar se prania e tij në LDK me bashkëluftarët e babait të tij përbën një emocion të veçantë.

Çekaj ka thënë se çdo ngjarje që nga fëmijëria e ka ndarë me shokët e babait.

“Është ndjenjë vërtet emocionuese. Kur është vra babi kam qenë 11-vjeçar edhe unë personalisht jam rrit me shoktë e babit”, ka thënë Çekaj.

Mes emocionesh, Çekaj ka thënë se babai i tij ia ka besuar jetën bashkëluftëtarëve të tij, Anton Qunit, Xhafer Gashit dhe Fadil Hadërgjonaj, duke theksuar se inkuadrimi në politikë krah tyre është shumë i lehtë.

“Babai im këtyre të treve ua ka besu jetën, kështu që unë nuk e kam asnjë problem me kanë në krah të tyre dhe me vazhdu bashkë me ta”, ka thënë ai.

I pyetur për aderimin në LDK dhe rikthimin në Kosovë, Çekaj ka shpërfaqur idenë për të qenë pjesë e politikës.

Çekaj ka thënë se ka qenë dëshmitar që gjatë takimit të Abdixhikut me kancelarë gjermanë janë shprehur pakënaqësi për liderët e Kosovës.

“Gjatë tri viteve jena angazhu shumë me shoqëri civile atje në Gjermani. Me cek takimin e Lumir Abdixhikut në Gjermani në vitin 2021 ku kishte takime me kancelarë gjermanë dhe konsulatën amerikane. Lumiri më pat thanë që duhet me punu shumë”, ka thënë Çekaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat