Nikaj: Projekti i gazit për Kosovën është zhvillimi i burimeve të furnizimit me energji

Aktuale

Nikaj: Projekti i gazit për Kosovën është zhvillimi i burimeve të furnizimit me energji

Më: 15 janar 2025 Në ora: 06:53
Bernard Nikaj

Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, në debatin zgjedhor në RTV21 në lidhje me energjinë elektrike në Kosovë thotë se në 4 vitet e fundit ka keqmenaxhim të prodhimit dhe të importit të kapaciteve të reja elektrike.

Tutje ai thotë se projekti i PDK-së për gazë është ndaluar nga kjo qeveri aktuale.

Janë dy probleme themelore është që problemi i parë është që Kosova nuk arrinë të prodhojë energji të mjaftueshme elektrike nga resurset që i ka dhe e dyta është që menaxhimi i këtij prodhimi dhe procesit të importit edhe ndërtimit të kapaciteteve të reja është keqmenaxhuar posaqarisht në 4 vitet e fundit, PDK do të sjellë projektin e gazit i cili ka qenë projekt ekzistues i financuar nga MSS me fonde edhe nga Bashkimi Evropian për të përkrahur këtë projekt, projekt i cili është ndaluar nga qeveria aktuale.

Ne do ta kthejmë projektin e gazit për Kosovën që të sigurojmë që përmes ndërtimit të termocentalit me gazë që të zhvillojmë burimet e furnizimit me energji elektrike që është sfida e parë dhe më e rëndësishme. Është stopuar nga kjo qeveri. Ne jemi të bindur që partnerët tanë amerikanë dhe qeveria e Republikës së Kosovës të investojë në këtë projekt dhe jam i bindur që ka fonde edhe tek BE që të ringjallet ky projekt. Be ka rreth 900 milionë euro të ndara në mes të granteve”, tha Nikaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat