Deklarohet Sveçla për aksionin e policisë në katër komuna të Kosovës – jep këto detaje

Aktuale

Deklarohet Sveçla për aksionin e policisë në katër komuna të Kosovës – jep këto detaje

Më: 15 janar 2025 Në ora: 09:37
Xhelal Sveçla

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele serbe.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale”, ka shkruar ai krahas një videoje ku shfaqet bashkë me ministrin Elbert Krasniqi.

Tutje, Sveçla ka potencuar se nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm, e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat