Maqedonci takon kongresmenin republikan nga Arizona, flain për sfidat globale të sigurisë

Aktuale

Maqedonci takon kongresmenin republikan nga Arizona, flain për sfidat globale të sigurisë

Më: 15 janar 2025 Në ora: 11:35
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se është takuar me kongresmenin republikan nga Arizona, Abraham Hamadeh.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Maqedonci tregon se me Hamadeh ka folur për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti.

“Në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e takuam z. Abraham Hamadeh, kongresmen republikan nga Arizona. Me kongresmenin Hamadeh, i cili ka përvojë në ushtrinë amerikane dhe që aktualisht shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, diskutuam për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti. Bashkë me Gjeneral Jasharin, biseduam me kongresmenin Hamadeh edhe për zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë dhe veçanërisht për arritjet e ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar ministri.

Më tej, ai bën të ditur se kanë biseduar edhe për rëndësinë e vëmendjes amerikane ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor dhe prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i pazëvendësueshëm në rrugëtinin drejt zhvillimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës”, shkruan Maqedonci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat