Rohde: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon

Aktuale

Rohde: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon

Më: 15 janar 2025 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut.

Rohde ka thënë se ajo që ka ndodhur në Reçak është fakt, dhe se krimet e ndodhura janë dokumentuar mirë nga organizatat e huaja si trupat e OKB-së dhe OSBE-së.

Rohde ka thënë se mohimi i krimeve të ndodhura është mosrespektim për kujtimin e viktimave, mban plagët e hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal.

“Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat