Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Reçak në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat.
Ai thotë se kjo masakër është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit.
“Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit. Kjo datë na kujton të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e vendit.
Është detyra jonë të vazhdojmë sakrificën dhe të ndërtojmë një Kosovë të drejtë. Lavdi përjetë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook,.