Krasniqi nga Reçaku: Rikthehemi këtu për të nderuar ata që dhanë gjithçka për liri

Aktuale

Krasniqi nga Reçaku: Rikthehemi këtu për të nderuar ata që dhanë gjithçka për liri

Më: 15 janar 2025 Në ora: 12:15
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bëri homazhe në Reçak në 26-vjetorin e masakrës, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Në Facebook, Krasniqi ka postuar disa fotografi duke thënë se në Reçak rikthehet vit pas viti për të nderuar ata që dhanë gjithçka për liri.

“Në Reçak, vit pas viti, rikthehemi për të kujtuar dhembjen dhe për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, duke u zotuar ta mbajmë gjallë sakrificën e tyre si dritë udhërrëfyese në rrugëtimin përpara.

Drejtësi. Paqe. Liri! Lavdi 45 martirëve të Reçakut”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat