Masakra e Reçakut, SHBA: Nxiti botën të veprojë – Nderojmë viktimat, ripërtërijmë angazhimin për drejtësi

Aktuale

Masakra e Reçakut, SHBA: Nxiti botën të veprojë – Nderojmë viktimat, ripërtërijmë angazhimin për drejtësi

Më: 15 janar 2025 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se SHBA-të qëndrojnë me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të kësaj masakre.

Në reagimin e ambasadës thuhet se, derisa nderohen viktimat, SHBA-të ripërtërijnë angazhimin për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin.

‘‘Sot, SHBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë.

Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin. #KurrëHarro’’, ka shkruar ambasada. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat