Avdyli: Shumë kishin qenë, por ne i çrrënjosëm, Albin Kurti plus një mandat, që të mos kthehen këta që i zhbëmë

Aktuale

Avdyli: Shumë kishin qenë, por ne i çrrënjosëm, Albin Kurti plus një mandat, që të mos kthehen këta që i zhbëmë

Nga: A.SH Më: 15 janar 2025 Në ora: 15:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë mbyllur organet komunale serbe në dhjetë komuna në jug të lumit Ibër, si dhe zyrat postare dhe të Administratës Tatimore të Serbisë.

Kosova filloi mbylljen e institucioneve serbe qysh në fillim të vitit 2024.

Kurse, autoritetet në Serbi kanë thënë se do t’i marrin të gjitha masat “për të mbrojtur popullin serb” në Kosovë.

Deputeti i “GUXO”, Haxhi Avdyli, ka thënë se ne po i çrrënjosim strukturat paralele, duke i zhbërë ato.

“KM Albin Kurti plus një mandat, që të mos kthehen këta që i zhbëmë...”, thotë ai

Postimi i plotë:

Shumë kishin qenë, por ne i çrrënjosëm.

Strukturat paralele që disa i mbyllnin syt para tyre, po i zhbëjmë.

Në shumë lokacione, mbi 30 institucione paralele të Serbisë në Kosovë u mbyllën sot. Jo në periferi, por në qendër të Kosovës.

Republika e Kosovës cep më cep.

KM Albin Kurti plus një mandat, që të mos kthehen këta që i zhbëmë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat