Analisti, Zejnullah Jakupi, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përballet me një situatë të vështirë politike dhe mund të mos i mbetet tjetër rrugë përveç kërkimit të azilit, nëse tensionet e brendshme vazhdojnë të rriten.
Sipas tij, Vuçiq nuk ka hequr dorë nga taktikat e tij, duke përfshirë referendume të debatueshme dhe ushtrimin e presionit ndaj popullit dhe demonstruesve.
Kjo është konfirmuar edhe nga opozita serbe, e cila e ka paralajmëruar presidentin se nëse ai vijon me këto veprime, do të mbetet pa opsione dhe mund të kërkojë strehim në një vend tjetër.
“Nuk ka hequr dorë Vuçiq, dhe pse nuk ka hequr dorë, e tregon edhe opozita, që i tha se, nëse fillon me referendume dhe ushtron dhunë ndaj popullit, ndaj demonstruesve, atëherë vendi i vetëm i sigurt që i mbetet është të kërkojë azil në një vend ku ai dëshiron”, tha Jakupi.