Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot(e mërkure) qytetin e Lipjanit.
Gjatë kësaj vizite Abdixhiku ishte i shoqëruar nga kryetari i këtij qyteti, Imri Ahmeti.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ka vizituar projektin e fundit kapital të realizuar nga kryetari Ahmeti.
“”Qëndrova në Lipjan. Aty, me Imri Ahmetin, vizitova projektin e fundit kapital të tij dhe ekipit të tij, nënkalimin e parkingun e qytetit. Projekt që ka zgjidhur çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit”.“Mes qytetarëve e mbështetësve të shumtë, që na prisnin aty, tregova se si fokusi ynë është në projekte madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë! Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë”, ka shkruar ai.
Abdixhiku tutje ka thënë se me ekipë sikurse Imriu, që e nisë e përfundon një projekt si ky krejt vet, pra pa asnjë ndihmë financuese nga qendra; realizimi i qëllimeve tona – e që janë qëllime të vet qytetarëve – është krejt i lehtë!
“Dhe me ekipë sikurse Imriu, që e nisë e përfundon një projekt si ky krejt vet, pra pa asnjë ndihmë financuese nga qendra; realizimi i qëllimeve tona – e që janë qëllime të vet qytetarëve – është krejt i lehtë! Besoni në Kosovën! Bëhuni Ndryshimi!”, ka shkruar Abdixhiku.