Ambasada britanike reagon për mbylljen e komunave paralele

Aktuale

Ambasada britanike reagon për mbylljen e komunave paralele

Më: 15 janar 2025 Në ora: 19:18
Ilustrim

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se është e shqetësuar nga veprimet e sotme të Kosovës për mbylljen e komunave paralele në 10 komuna të vendit.

Në reagim thuhet se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që këto veprime të kryhen në përputhje me kornizën e saj ligjore, por edhe që ato të marrin parasysh faktin se shumë serbë të zakonshëm të Kosovës, sipas tyre duke përfshirë edhe më të cenuarit, vazhdojnë të mbështeten në këto institucione për shërbime.

“Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga veprimet e sotme në strukturat paralele të Serbisë në mbarë Kosovën. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që këto veprime të kryhen në përputhje me kornizën e saj ligjore, por edhe që ato të marrin parasysh faktin se shumë serbë të zakonshëm të Kosovës, duke përfshirë edhe më të cenuarit, vazhdojnë të mbështeten në këto institucione për shërbime. Angazhimi konstruktiv, nga qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Brukselit dhe themelimin e ASMM-së, është mënyra më e mirë për të adresuar këto çështje”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente të mërkurën ka realizuar një aksion policor në disa rajone të Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë mbyllur strukturat paralele “kriminale” të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas ministrit, komunat paralele të Serbisë janë mbyllur në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyreve tatimore ilegale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se nuk ka lëshuar autorizim për bastisjet në objektet e strukturave paralele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat