Bajrami: S’ka marrëveshje që parasheh negociata për të ardhmen e strukturave paralele

Aktuale

Bajrami: S’ka marrëveshje që parasheh negociata për të ardhmen e strukturave paralele

Më: 15 janar 2025 Në ora: 19:34
Agron Bajrami

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka thënë se struktura të mbështetura nga Serbia nuk do të ketë në Kosovë.

Në një reagim që në X ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele serbe nga institucionet e Kosovës, Bajrami ka thënë se nuk ka marrëveshje që parashikon negociata për të ardhmen e këtyre strukturave.

“Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë; këto ishin struktura ilegale të drejtuara nga Serbia. Nuk ka marrëveshje që parashikon negociata për të ardhmen e këtyre strukturave. Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës nuk shkaktoi tensione”, ka shkruar Bajrami.

Bashkimi Evropian ka kritikuar Kosovën për shkak të mbylljes së strukturave paralele në veri, pasi siç ka thënë, këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat