​Albulena Haxhiu në Podujevë bën shaka me opozitën, ka një porosi për prokurorët

Aktuale

​Albulena Haxhiu në Podujevë bën shaka me opozitën, ka një porosi për prokurorët

Më: 15 janar 2025 Në ora: 19:56
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur fushatën zgjedhor në ditën e pestë të fushatës zgjedhore në Podujevë.

Ministrja e Drejtësisë, njëherësh kandidate për deputete Albulen Haxhiu gjatë fjalimit të saj ka përçuar mesazhe ironike për subjektet politike opozitare, por ka pasur edhe një porosi për prokurorinë në lidhje me mbylljen e objekteve të strukturave paralele sot.

Haxhiu: Ne nuk na zënë sallat, opozita po detyrohet t’i anulojë tubimet

“Të dashur qytetarë të Llapit, e keni lënë opozitën pa gjumë sonte... kë do ta votojë Llapi më 9 shkurt? Kë do ta votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës më 9 shkurt? Të dashur qytetarë të Llapit, opozita lodhet se nuk e ka përnjëmend, nuk e ka për qytetarët, nuk e ka për shtetin, ata janë lodhur vetëm kur kanë vjedhur, por do t’i lodhim edhe sonte, edhe më 9 shkurt. Ministri Sveçla u la vetëm sot nga prokuroria, ata thanë se s’kanë dorë në mbylljen e strukturave paralele. Ata prokurorë që nuk guxojnë, le të shkojnë, sepse vendi i tyre nuk është në prokurori, le të rrinë në shtëpi dhe nëse nuk i kryejnë detyrat, duhet të japin përgjegjësi... Neve nuk po na zënë sallat, e ata po detyrohen t’i anulojnë tubimet, sepse e dinë se nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat