Albin Kurti: Partitë e tjera nuk janë në ‘tokë të bukës’

Aktuale

Albin Kurti: Partitë e tjera nuk janë në ‘tokë të bukës’

Nga: A.SH Më: 15 janar 2025 Në ora: 20:30
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe aktualisht kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një tubim elektoral në Podujevë se partitë e tjera politike “nuk janë në tokë të bukës”.

Në fjalimin e tij, Kurti theksoi se gjatë katër viteve të qeverisjes, përparësi kanë pasur “buka dhe pushka”. Ai përmendi ndarjen e 300 milionë eurove për bujqësinë dhe mbi 300 milionë euro për armatimin e ushtrisë, duke i konsideruar këto si dy shtyllat kryesore të sigurisë kombëtare.

"Partitë e tjera nuk janë në 'tokë të bukës'"

“Me qeverinë tonë, në sofrën tonë e kemi bukën tonë nga toka jonë. Rekord të mbjelljeve dhe rekord të korrjeve në vitin 2024. Pasha bukën me neve edhe mbrapsht me qitë, mbarë po del,” tha Kurti. Ai gjithashtu njoftoi se magjistralja Prishtinë-Podujevë pritet të përfundojë në pranverën e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat